Një sinjal i parë shumë i fortë për rikthimin në normalitet pas pandemisë së Covid-19 vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe konkretisht nga Teksasi. Ndeshja e Major League në bejsboll mes ekipit vendës dhe Toronto Blue Jays është luajtur për herë të parë pas më shumë se 1 viti në një stadium të mbushur në limitet e kapacitetit të tij.
Stadiumi “Globe Life Field” priti këtë herë pak më shumë se 40 mijë spektatorë. Mes tifozëve të ftuar nga drejtuesit e Texas Rangers ishin edhe grupe mjekësh dhe infermierësh, të cilët kanë qenë në linjën e parë të luftës kundër pandemisë. Klubi nga Teksasi shfrtëzoi vendimin e guvernatorit Greg Abot, që ditët e fundit dha lejen që kjo ndeshje të luhej pa asnjë kufizim për publikun, por me kushtin që tifozët të mbanin maskë në fytyrë, me përjashtim te vendeve ku shitej ushqim.
Jo të gjithë, siç duket edhe nga pamjet, e respektuan këtë rregull, por ndeshja vazhdoi pa asnjë problem dhe ajo u fitua nga Toronto, me rezultatin 6-2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje