Teknologji dhe Inovacion

Për herë të parë, Apple prezanton iPhone Duo të palosshëm

Apple ka prezantuar iPhone Duo, telefonin e parë të palosshëm të kompanisë dhe një nga ndryshimet më të mëdha në historinë e iPhone që prej lançimit të tij në vitin 2007.

Me një dizajn që hapet dhe mbyllet si një pasaportë, iPhone Duo dyfishon madhësinë e ekranit, duke kombinuar portabilitetin e një telefoni me hapësirën e një pajisjeje më të madhe. Çmimi fillestar është 1,999 dollarë, ndërsa shitjet do të nisin më 23 tetor.

Prezantimi shënoi gjithashtu daljen e parë në skenë të John Ternus si CEO i Apple, pas zëvendësimit të Tim Cook. Ternus e cilësoi Duo-n si një pajisje që synon të ripërcaktojë përvojën e telefonave të palosshëm.

Përveç Duo-s, Apple prezantoi edhe iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max, me çmime që nisin përkatësisht nga 1,199 dhe 1,299 dollarë. Kompania vuri theks të veçantë te funksionet e reja të inteligjencës artificiale, përfshirë Siri AI dhe një sistem të quajtur Apple Reference Image, i cili synon të ndihmojë në dallimin e imazheve reale nga ato të krijuara nga AI.

Në event u prezantuan gjithashtu AirPods 5, si dhe Apple Watch Series 12 dhe Ultra 4, me përmirësime në anulimin e zhurmës, jetëgjatësinë e baterisë dhe funksionet e lidhura me shëndetin dhe inteligjencën artificiale.

Megjithëse telefonat e palosshëm ende përbëjnë një pjesë të vogël të tregut, Apple shpreson që hyrja e saj në këtë kategori të ndryshojë perceptimin e konsumatorëve dhe të hapë një kapitull të ri për iPhone.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë