Ngjarje

Konfirmohet se pelikanët në Prespë janë prekur nga gripi i shpendëve

Burime për Gazetasi.al kanë konfirmuar se edhe pelikanët janë prekur nga gripi i shpendëve, pasi 3 prej tyre që u gjetën të ngordhur në Prespë, të cilët u dërguan për ekzaminim dhe rezultuan pozitiv.

Zyrtarisht nuk ka ende një njoftim.

Por 3 ditë më parë, Administrata rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë ka konstatuar rastet e para të 3 pelikanëve të ngordhur në pjesën Shqiptare të Liqenit të Prespës së vogël.

I kontaktuar nga Gazetasi.al, Iljon Thanasi, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Korçë tha për Gazetasi.al se deri më tani nuk është gjetur asnjë pelikan tjetër i ngordhur.

Në fillim të marsit, Shoqata për ruajtjen e Prespës ka njoftuar se dy muajt e fundit është vënë re një shpërthim i gripit të shpendëve në koloninë e pelikanit kaçurrel në anën greke të Liqenit të Prespës së vogël ku u gjetën 600 pelikanë të ngordhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë