Pedofilët duhet të kastrohen dhe vendi ynë duhet të kuptojë që ligjet i vendosin edhe qytetarët dhe jo vetëm politikanët. Në këtë rast duhet bërë një referendum për të ditur opinionin e popullit për sa i përket kësaj çështje dhe ligji i kastrimit të pedofilëve të vendoset nga populli,” kjo ka qenë fjalia e parë që pedagogia dhe aktivistja Iris Luarasi i ka thënë Gazetës “Si”.
Rasti I fundit kur ish roja I shkollës një burri 65-vjeçar abuzonte seksualisht me minorenen 15 vjeçare dhe sipas deklarataven polici edhe shumë vajzave të tjera po në të njëjtën moshë, ka ngjallur një sërë reagimesh nga individë dhe organizata civile.
Pedagogja Luarasi shpjegon për Gazetën “Si” se kastrimi është një process i ligjshëm edhe në shumë vende të tjera të botës, si në vendet e SHBA ashtu edhe vende Europiane. Sipas Luarasit kjo është e vetmja mënyrë që të frenohen deri diku këto raste.
“Një fjalë e urtë popullore thotë “frika ruan vreshtin” kështu që e vetmja mënyrë që të minimizojmë këto raste është t’i privojmë këta individë që arrijnë deri në ekstremitetin sa për të kryer marrëdhënie me një fëmijë,” i thotë gazetës, Luarasi.
Zonja Luarasi shpjegon se nësër do të mbahet një marshim paqësor për mbrojtjën e grave dhe saktësisht për t’i thënë vajzës 15 vjeçare që nuk është vetëm. Nisma e marshimit ka filluar pikërisht nga një 15 vjeçare e cila si shumë femra të tjera është e indinjuar nga çështje të tilla.
Po si t’i njohim pedofilët për t’mbrojtur?
Psikologja Arjana Muçaj i thotë Gazetës “Si” se është shumë vështirë të njohim dhe të kuptojmë një pedofil, pasi pedofilia është një çrregullim mendor dhe si i tillë njihet edhe në manualin e çrregullimeve mendore.
“Nëse njerëz qe vuajnë nga crregullime mendore e shfaqin atë në menyrë të dukshme pedofilet nuk janë të ekspozuar dhe të bien në sy për sjelljen e tyre. Pedofilet janë të disa tipogjive keni pedofile latent, pedofil aktiv dhe agresiv ( të dhunshëm) që kënaqësin e marrin duke i shkaktuar vdekje viktimës së tyre. Këta janë njerëz të zakonshëm dhe sillen në mënyrë të tillë” shpjegon Mucaj.
Për këtë pjesë Luarasi shpjegon se një tjetër zgjidhje është krijimi I një “data-base” që Shqipëria nuk e ka, përsa i përket këtyre personave, në mënyrë që të gjithë t’i njohin kush janë.
“Këta persona mund të hyjnë në burg dhe më pas të dalin dhe të shkojnë në një vend tjetër apo në një qytet tjetër dhe unë si individ kam të drejtë ta di se një person të tillë mund ta kemi në lagje, apo në pallat. Është e drejta ime si qytetar të jem i informuar mbi identitetin e këtyre personave” shpjegon Luarasi.
Ndërsa psikologja Muçaj na tregon se përgithësisht profili i një pedofili mund ë punojë në profesione me natyrë sociale dhe ata janë të tërhequr në vetminë e tyre.
“Përpiqen të jenë të afrueshëm me fëmijët pavarësisht gjinisë së tyre. I afrojnë nëpërmjet ofrimit të dhuratave ose blerjeve që kënaqin dëshirat e femijës. Në fakt si prindërit dhe shoqëria duhet patjeter të jemi të kujdesshëm kur vëmë re sjellje të tilla edhe nga persona të cilët i kemi të afert. Duhet t’u mësojme fëmijeve cilat janë të drejtat e tyre dhe të mos ju afrohen njerëzve të panjohur dhe të mos komunikojne me ta. Gjithashtu t’u flasim për pjesët e trupit dhe mos lejojnë askujt të kërkoje t’i prekë ato. Të ruajnë femijet nga ëebsaite të pakontrolluara pasi fëmijet mund të bien fare lehtë pre e tyre.T’u mësojmë fëmijeve të jenë të sinqertë në komunikim me prinderit rreth cfardo problemi qe kanë” shprehet Mucaj.
Po si mund t’I parandalojmë ?
Zonja Muçaj thotë se parandalimi i veprave të tilla mund të vijë nga bashkëpunjimi familje-shkollë dhe komunitet. Në këtë linjë është edhe pedagogja Luarasi. Ajo shpjegon se komuniteti dhe mentaliteti ka një rëndësi shumë të veçantë në këto lloj ngjarjesh. Sipas saj sa më shumë komunitete të përgjegjshme të kemi aq më shumë punë do të bëjmë.
“Ka shumë raste kur institucionet funksionojnë shumë mirë dhe nuk mund të themi që institucionet nuk funksionojnë.Këto raste ndodhin dhe njerëzit maarrin përgjegjësi dhe unë mendoj se publiku bëhet më dashamirës kur ti merr përgjegjësitë e tua. Në pikëpamjen institucionale ne nuk e kemi kulturën e të thënit më fal” shpjegon Luarasi.
Pedagogja ka gjithashtu një mesazh për të gjithë njërëit indiferentë, të cilët duhet të reagojnë në kësi çështjesh.
“Të gjithë njerëve indiferentë unë do t’I thoja që nuk janë normal të jetojnë në një shoqëri të tillë. Indiferentizmi ndonjëherë vret po aq sa edhe akti barbar i personit. Po të kishin folur këta njerëzit që e dinin këtë histori 2 vjet më parë do t’I kishin shpëtuar jetën kësaj vajze 2 vjet më parë. Vetëm në këtë asppekt që mund ta shikosh sepse vetëm në këtë aspect pot a shikosh, në këtë gjë kaq të vogël bën shumë. Kur ti edukon djetë që është krim të dhunosh vajzat edhe gratë nuk ke edukuar vetëm djalin por një komunitet” thotë Luarasi.
Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.