Ngjarje

Pedagogia tregon CV dhe kontributin shkencor të Skënder Gjinushit

Profili i ri i Skënder Gjinushit, si kryetar i Akademisë së Shkencave, duket qartë se nuk është mirëpritur nga akademikë të ndryshëm. Ndër radhët e tyre është edhe pedagogia Dhurata Shehri, e cila ka kundërshtuar këtë zgjedhje. Në një status në llogarinë e saj në facebook, ajo është shprehur se ka gabuar rëndë kur mendonte që në Shqipëri do të kishte mbetur ndonjë akademik.
“Duke nisur nga "kryetari", CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për të gjetur kontributin shkencor të 30 viteve të fundit!,” ka shkruar më tej Shehri në postimin e saj, duke bashkangjitur kështu edhe CV e zotit Gjinushi e cila vijon si më poshtë:

Skënder GJINUSHI (1949–). Matematikan, profesor, akademik. Lindi në Vlorë.
Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e
Tiranës në vitin 1972. Gjatë viteve 1973–1977 kreu studimet pasuniversitare në Francë
(Universiteti Pierre e Marie Curie, Paris VI) dhe fitoi titullin “Doktor” i ciklit të tretë
në analizën funksionale. U emërua pedagog në katedrën e matematikës së specialitetit
në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1972). Skënder
Gjinushi ka botuar tekstet “Bazat e topologjisë së përgjithshme” (1986), “Analiza
funksionale” (1988), “Probleme të analizës funksionale (1992) dhe një varg artikujsh
shkencorë në fushën e analizës funksionale. Në vitet 1987–1991 ka qenë deputet i
Kuvendit Popullor dhe ministër i Arsimit. U aktivizua në proceset politike pluraliste
dhe më 1991 u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, funksion që
vazhdon ta mbajë. Nga viti 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Kuvendit
(1997–2001); zëvendëskryeministër e ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale (2001–
2002).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë