Arsim

Pedagogët: Mund të bojkotojmë sezonin e provimeve nëse nuk ka një përgjigje nga qeveria

Nga Gazeta Si- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka paralajmëruar se protestat dhe bojkoti i pjesshëm do vijojnë dhe mund të shkohet dhe në bojkot të sezonit të provimeve nëse deri në muajin shkurt nuk ka reagim nga qeveria për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Ka pasur presione të jashtëzakonshme ndaj Sindikatava dhe ndaj vendosëm vijimin e mësimit paralelisht me protestat që nuk do ndalen”, tha Kovaçi.

Ai tha se do të ketë paralelisht mësim dhe protesta.

Protesta e radhës do të jetë ditën e nesërme (8 nëntor) para Politeknikut.

Kovaçi tha se ndërkohë që pritej një përgjigje nga qeveria, “për habinë e gjithkujt qeveria heshti e bëri ca zgjidhje kozmetike, të pasigurta dhe ky qëndrim provokoi protesta e bojkot si dhe paralajmërim për grevë urie”.

Ndodhur përballë kësaj situate, Kovaçi tha se sindikata e interesuar për normalizimin e jetës akademike vendos vazhdimin e protestave në të gjitha format deri në zgjidhjen e kërkesave por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor.

Kovaçi tha se bojkoti i sezonit të provimeve është një variant i mundshëm që është propozuar nga profesorët nëse deri në shkurt qeveria nuk ka realizuar kërkesat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë