Njerez

Pearl S. Buck dhe vajza e fshehur: Sekreti i shkrimtares që fitoi Nobel

Autorja Pearl S. Buck i besoi fëmijën me aftësi të kufizuara, të lindur njëqind vjet më parë, një institucioni të specializuar. Vetëm në vitin 1950 ajo arriti të tregojë historinë në një libër që nuk doli kurrë.
“Një ditë më ndodhi ta marr dorën e saj të djathtë për ta ndihmuar me shkrimin e një fjale. Ishte lagur nga djersa. Mora të dy duart, i hapa dhe pashë që ishin lagur. Kuptova që vajza ishte nën një tension të madh, se ajo po bënte më të mirën për të më kënaqur duke iu nënshtruar gjërave që nuk i kuptonte më së paku, me dëshirën e vetme engjëllore për tu kënaqur. Por ajo nuk po mësonte vërtet asgjë,” shkruan një frazë në librin e saj.
Të trondit historia se si Pearl Buck zhytet në vetëdijen e dëshpëruar që vajza e vogël Carol kishte prapambetje të rëndë mendore.
"Unë e kisha parë atë vajzë vetëm si një fëmijë me defekt, djali i vogël i një misionari dhe ai nuk më kishte bërë përshtypje tjetër përveç ndjenjës së dashurisë dhe keqardhjes. Asnjë nënë e re nuk mund të kishte qenë më pak e përgatitur se unë.,” ka shkruar ajo në një pjesë tjetër.

Autoria lindi në Hillsboro, West Virginia, në 1892 dhe ishte bija e një misionari, Absalom Sydenstricker, i cili ishte zhvendosur në Kinë me gruan e tij Caroline në 1880. Përveç faktit që ishte rritur atje dhe vizitave të gjata por të rralla në shpinë e sajë, ajo atje kishte mësuar të lexonte dhe të shkruante në anglisht dhe kinezçe, atje ajo kishte njohur varfërinë ekstreme dhe pasurinë e madhe njerëzore të banorëve, atje ajo kishte studiuar para se të kthehej në Amerikë para se të diplomohej në New York.
Ku në vitin 1917 Pearl u martua me John Lossing Buck, ai ishte gjithashtu një misionar, ekspert në teknikat bujqësore, me të cilin ajo u transferua për arsye studimi në rajone të largëta, për t’u rikthyer përfundimisht në Nanjing ku në maj 1920, saktësisht 100 vjet më parë, shkrimtarja që me romanin “La buona terra” do të fitonte çmimin Pulitzer në 1932 dhe vazhdoi të fitonte çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1938,më pas ajo lindi Caroline Grace, ose shkurt Carol, që ishte gëzimi i saj dhe dënimi i saj.
"Mbaj mend që ajo ishte tre muajsh dhe ishte shtrirë në shportën e saj të vogël në kuvertën e një anijeje Unë e kisha sjellë atje për të marrë pak ajër në mëngjes ndërsa po udhëtonim. Njerëzit që shëtisnin në urë shpesh ndaleshin ta shikonin dhe krenaria ime rritej tek sa flisnin për bukurinë e saj të pazakontë dhe inteligjencën e syve të saj të thellë blu,” vijon të shkruaj në librin e saj.
Nuk ishte aspak e tillë, por shkrimtarja ishte e aftë të shkruante në mënyrë të paharrueshme në 43 romane (të cilat ishin nga romani i fundit, “Një çudi e përjetshme” zhduk në mënyrë misterioze), 28 ese, 242 tregime, 37 libra për fëmijë dhe dhjetëra skenarë teatri, kinemaje,por nuk gjeti kurrë kurajën të tregonte veten dhe tragjedinë e saj personale.

Në atë libër që doli pikërisht në mesin e shekullit të njëzetë me titullin "Fëmija që nuk u rrit kurrë”, ajo kujtoi se sa e vështirë kishte qenë të pranonte realitetin, pikërisht brenda syve të kaltër të mëdhenj të Carol.
Ajo më pas jetoi në Nanjing
"Shtëpia jonë ishte e rrethuar me lëndina dhe kopshte, një pemishte bambuje dhe pemë të mëdha dhe ferma dhe pellgje peshku. Ishte një shtëpi e këndshme dhe e shëndetshme për një fëmijë. Carol ishte akoma aq e bukur. Unë mendoj se isha e fundit që kuptova se diçka nuk ishte në rregull. Ajo ishte vajza ime e parë dhe unë nuk kisha asnjë krahasim me të tjerët. Në atë kohë, asgjë nuk dihej për fenilketonurinë nga e cila u prek Carol. Miqtë dhe fqinjët që nuk gjetën guximin të thoshin asgjë. Edhe sot nuk mund ta kuptoj ngurrimin e tyre. Sepse për mua e vërteta është shumë më e shtrenjtë se çdo gënjeshtër ngushëlluese,” shkruante Pearl.
Për vite me radhë, Pearl Buck u përpoq dhe u përpoq përsëri për të ndihmuar vajzën e vogël, por nuk ia doli. Pas kthimit në Amerikë përgjithmonë me dy vajzat, ajo përfundoi duke pranuar këshillat e mjekëve, psikologëve dhe miqve. Dhe ajo ia besoi vajzën e saj një institucioni të specializuar, Shkollës së Trajnimit Vineland, Neë Jersey.
"E lashë të qetë vetëm për tre vjet dhe kjo, ishte e gabuar si për të ashtu edhe për mua. Ajo kurrë nuk ishte ndarë nga unë më parë. Pagova një mikeshë ta vizitonte dhe ajo bënte një raport çdo muaj por nuk ishte njësoj si të shkoja vetë. U betova se do ta vizitoja të paktën një herë në vit. Ka nga ata që do të thonë: mbase ajo mund të kishte bërë më shumë. E thjeshtë për të gjykuar nga jashtë. Shumë e thjeshtë. Carol do të qëndronte atje, me fytyrën e saj prej fëmije të plakur, deri në vdekjen e saj në vitin 1992. Dhe ajo është varrosur atje. Mamaja e saj ishte larguar pothuajse njëzet vjet më parë,” shkruante duke treguar fajin. Buck. /Burimi:Corriere Della Sera. Përktheu Gazeta “Si”

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë