PD kërkon moscertifikimin e rezultateve dhe auditim të plotë të procesit të votimit nga diaspora.
Me një letër dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, opozita kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur dhe të paangazhuar në ndonjë institucion shtetëror apo politik.
Kërkesa është nënshkruar nga Franc Nuri, përfaqësuesi i PD-ASHM pranë KQZ-së.
Në zgjedhjet e 11 majit, PD ka marrë 50 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate.
3 mandate shkuan për PSD e Tom Doshit, 2 për Mundësinë e Agron Shehajt, 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet dhe 1 për Lëvizjen Bashkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.