Politike

PD kërkon pavlefshmërinë e votimeve edhe në qarkun e Korçës

Nga Gazeta ‘Si’- Pas Kukësit edhe Beratit, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Korçës.

Kërkesa është depozituar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve.

Në dokumentin e dorëzuar në KAS, fillimisht përmendet përdorimi sistematik i administratës publike dhe strukturave shtetërore sipas PD, në funksion të interesave elektorale të PS.

Në dokument, sipas PD, thuhet se i gjithë aparati shtetëror u angazhua për të siguruar vetëm 36 vota të burgut të grave në Pojskë. Si pasojë, rezultati ishte 100 përqind në favor të PS-së.

Në dokumentin e PD citohet edhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR që tha se qarku i Korçës ishte ndër rajonet që shfaqi problematika serioze në këto zgjedhje.

Dokumenti i ndërkombëtarëve nënvizonte se në Korçë pati pretendime për blerje votash dhe përfshirje të strukturave të patronazhistëve për të bërë presion mbi qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë