Politike

PD e Bashës kërkon largimin e anëtares së KLP-së, Karabina: Është pengesë për hetimin

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka kërkuar dorëheqjen e anëtares së KLP-së, Nurihan Meta pas dhunës së ushtruar nga djali i saj ku mbeti i vdekur një person.    

“Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës,  kërkojnë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi znj. Nurihan Meta. 

Prandaj, në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje znj. Nurihan Meta të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.

Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cenim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale.

Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëve të KLP-së”, tha zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë