Lojëra me Dore

Pavljuçenkova-Krejiçkova, finalja e femrave për titullin në Roland Garros

Në finalen e femrave të Roland Garros, që zhvillohet më 12 qershor, do të ndeshen rusja Anastasia Pavljuçenkova, e cila mundi 7-5, 6-3 sllovenen Tamara Zidansek, dhe çekja Barbora Krejiçkova, e cila eliminoi greken Sakari.

Për tenisten ruse, gati 31 vjeç, është finalja e parë në karrierë në një turne Slam. Seti i parë ishte shumë i luftuar, me sllovenen që u rifut në lojë dhe humbi dy herë mundësinë për të shkuar në 6-5. Në fund ishte Pavljuçenkova që e fitoi setin 7-5, kur kundërshtarja e saj bëri faullin e dytë të dyfishtë të ndeshjes. Seti i dytë pati më pak histori, me rusen që fitoi pa probleme.

Pavljuçenkova është tenistja e shtatë ruse që arrin në finale në Paris, pas Olga Morozovës, Anastasia Miskinës, Elena Dementievës, Svetllana Kuznetsovës, Dinara Safinës dhe Maria Sharapovës. Në këtë listë nuk figuron Natasha Zvereva (e mundur në finale 6-0, 6-0 nga Stefi Graf, në 1988-ën), e cila edhe pse garonte për Bashkimin Sovjetik, ishte bjelloruse.

Barbora Krejiçkova. Gazeta Si, 11 qershor 2021

Të shtunën Anastasia Pavljuçenkova do të përballet në finale me Barbora Krejiçkovën, e cila mundi 7-5, 4-6, 9-7 greken Maria Sakari. Ndeshja zgjati 3 orë e 18 minuta, ndeshja e dytë më e gjatë e turneut, pas 3 orë e 20 minuta të sfidës së fituar nga Zindasek ndaj Bianka Andreesku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë