Shendet

Pavarësisht nga pasiguria rreth Covid-19, rastet e riinfektimit nuk janë aq keq sa duken

Zbulimi që disa njerëz mund të infektohen përsëri me Sars-CoV-2, ka frikësuar shumë njerëz. Konfirmimi erdhi për herë të parë nga Hong Kongu, ku shkencëtarët provuan përmes sekuencimit të gjenomit të një burri ishte infektuar me dy lloje të ndryshme të patogjenit, përpara se të shfaqeshin raporte të ngjashme në Hollandë dhe Belgjikë. Kuptohet, zhvillime të tilla kanë ngritur shqetësime mbi efektivitetin dhe jetëgjatësinë e reagimit imun natyror të shkaktuar midis atyre që janë infektuar me virusin. Po kështu, tani kanë lindur pyetje se çfarë roli do të mund të luajë një vaksinë gjatë pandemisë? A do të ofrojë vaksinimi një mbrojtje të mjaftueshme, afatgjatë? A ka ndonjë mundësi të ritransmetimit?
Por mes kësaj klime pasigurie, ata që përpiqen të deshifrojnë misterin e virusit kanë këmbëngulur se nuk ka nevojë për panik.
"Nuk duhet të jetë çudi për askënd që ka pasur ri-infeksione. Ne e kemi ditur gjithmonë që kjo ishte e mundur," i tha Jonathan Stoye, një virolog në Institutin Francis Crick.
Në rastin e Sars-CoV-2, disa ekspertë kishin pritur të shihnin më shumë raste të ri-infektimit deri tani, veçanërisht në mesin e punonjësve të shëndetësisë. Në një sondazh i mesit të majit nga faqja e shkëmbimit të informacionit të mjekëve “Sermo” zbuloi se 13 për qind e 4,173 mjekëve që përgjigjen besonin se kishin trajtuar një ose më shumë pacientë që ishin ri-infektuar.
"Edhe pse pacienti u infektua për herë të dytë, ai kishte antitrupa dhe ishin të mbrojtur nga sëmundja. Ky është një lajm i mirë," tha Mark Slifka, një imunolog viral në universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon.
Ajo që mbetet e panjohur është nëse ky individ ishte i aftë të përhapte virusin përsëri.

"Pyetja kryesore është se ai mund të ketë infektuar njerëz të tjerë, e cila është padyshim një shqetësim më i madh dhe kjo është më e vështirë për t'u përgjigjur dhe as studimi fillestar nga Hong Kong nuk e komenton këtë", thotë Jeffrey Barrett, nga Instituti “Wellcome Sanger”
Barret këmbëngul që kjo çështje "nuk duhet të ndryshojë strategjinë" që është miratuar për të luftuar pandeminë. Në rastin e Hong Kong, studiuesit gjetën 24 ndryshime midis gjenomës së parë dhe të dytë virale. Nuk kishte asnjë të dhënë se përsëritja e infektimit ishte më agresive ose ngjitëse dhe deri ë tani është e pamundur të thuash se si versionet e ardhshme do të ndërveprojnë me trupin e njeriut.
Përkundër mundësive të tilla dhe shqetësimit të përgjithshëm që ka lindur nga raportet e fundit të ri-infektimeve, ekspertët janë ende optimist se shëndetësua po shkon në drejtimin e duhur.
"Fakti që ka kaq shumë raste dhe kaq pak ri-infeksione, tregon se ka një përgjigje të përshtatshme imune të cilën mund ta zhvillojmë me një vaksinë. Kjo na jep shpresë," thotë ai.
Burimi:The Independent. Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë