“Sondazh mashtrues, sondazh i vërtetë, program shpëtimtar, program skandaloz, do të çoj për skrap, do të hedh në Lanë, ti tradhtar i kombit, unë hero kombëtar, qeveri e krimit, opozitë e falimentuar, më prit se të erdhi fundi, gjej vrimë ku të futesh më 26 prill.
Mos prisni gjë tjetër! Kjo do të jetë deri në fund fushata dhe oferta e të njëjtave parti me të njëjtët udhëheqës të lodhur nga koha dhe nga mëkatet e veta”, shkruan drejtuesi i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi.
Përballjen në fushatë, Patozi po e sheh ashiqare si falsitet.
“Ajo që më çudit është mungesa e fantazisë. Si ka mundësi që nuk bëjnë asnjë përpjekje të paktën për t’u dukur sikur diçka kanë ndryshuar.
Por janë duke e përsëritur 2017-ën, gati pa i hequr asnjë presje. Me të njëjtën filozofi të gjoja përplasjes finale, që do të përmbysë malet, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, me të njëjtat fytyra, që do të sjellin shpresën dhe gëzimin.
Dhe pa asnjë respekt për të paktën katër vitet, që u kanë harxhuar njerëzve nga jeta e tyre, duke u servirur të njëjtën gjellë të prishur”, shkruan Patozi .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.