Analize

Pasuesi i Bolton është edhe me keq!

Largimi i papritur i "aleatit të Serbisë” John Bolton nga Shtëpia e Bardhë e ka shqetësuar Beogradin, por shumica e ekspertëve besojnë se pasardhësi i tij i mundshëm, Charles Kupperman nuk do të jetë shumë i ndryshëm.

Dorëheqja e detyruar e Bolton si Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump ka shkaktuar shumë zhurmë në Ballkan, por ekspertët në Uashington nuk janë të sigurt se largimi Bolton do të ketë shumë ndikim në rajonin e Ballkanit dhe dyshojnë se zëvendësimi me Charles Kupperman, do të jetë shumë i ndryshëm.

Ndërhyrja më e njohur e Boltonit në Ballkan erdhi në gusht të vitit 2018 kur, pasi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ngriti idenë e shkëmbimit të territoreve. Bolton i hutoi aleatët amerikanë në Europë , të cilët kryesisht kundërshtojnë ndryshimet e kufijve , duke e mbështetur këtë ide.

"Ai nuk dukej se kishte një pozicion të caktuar për Ballkanin, përveçse të ishte i hapur për ndryshimet e kufijve," thotë Daniel Serwer, profesor në Shkollën e John Hopkins, duke theksuar se njerëzit kishin të drejtë ta konsideronin Boltonin "më të afërt" me Serbinë sesa Kosovën.

Charles Kupperman, Gazeta Si, 16 shtator 2019

Michael Carpenter, ish-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes e cilëson Boltonin si diplomatin më të pamatur në SHBA.

"Nuk jam i sigurt nëse ai është më afërt me Serbinë sesa Kosovë, por ai është një nga rekordet më të këqija në politikën e jashtme në të gjithë Uashingtonin," tha ai. "Bolton ka mbajtur qëndrime të gabuara, të pamatura për një numër çështjesh, të tilla si përkrahja e luftës në Irak, duke dashur të bombardojë Iranin dhe duke sugjeruar që SHBA-ja të pushtojë Venezuelën," shtoi ai.

Por Carpenter tha se ai nuk mendon se ndryshimi i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare do të ndikonte shumë në përpjekjet e fundit të SHBA.-së për t'u përfshirë më shumë në dialogun Serbi-Kosovë.

Presidenti Trump ka thënë se ka 15 kandidatë për të zëvendësuar Bolton, por ndërkohë, Shtëpia e Bardhë emëroi Kupperman, zv / këshilltarin e sigurisë kombëtare, përkohësisht në krye të këtij posti.

New York Times tha që Kupperman ka të ngjarë të marrë këtë detyrë por pyetja ishte, për sa kohë. Gazeta amerikane shkruan se Kupperman cilësohet si pjesë e rrethit të brendshëm të zotit Bolton.

"Charlie Kupperman ka qënë këshilltari im për më shumë se 30 vjet … Eksperienca e tij në politikën e mbrojtjes, kontrollin e armëve dhe hapësirën ajrore do të ndihmojnë në agjendën e mëtejshme të sigurisë së Presidentit Trump," tha ai në janar, kur Kupperman iu bashkua administratës Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump, Gazeta Si, 16 shtator 2019

Sipas biografisë së tij zyrtare, Kupperman ka më shumë se katër dekada eksperiencë në politikën e sigurisë kombëtare dhe përvojë të programit. Ai shërbeu në administratën Ronald Reagan, duke mbajtur poste në Zyrën Ekzekutive të Presidentit, Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës, dhe Komitetin e Përgjithshëm të Presidentit për Kontrollin e Armëve. Ai gjithashtu ka punuar si Këshilltar i Mbrojtjes dhe Politikës së Jashtme në fushatën presidenciale të ish-presidentit Reagan.

Carpenter thotë se ashtu si Bolton ka pikëpamje përgjithësisht anti-myslimane, të cilat mund të ndikojnë në perceptimin e Ballkanit, pasi shumica e shqiptarëve të Kosovës janë myslimanë ndërsa Serbia është kryesisht e krishterë.

"Kupperman duket të jetë një klon i Boltonit, pasi ka shërbyer në bordin e një qendre të ekstremit të djathtë, Qendrës për Politikë dhe Sigurisë, e cila ka përhapur disa teori konspirative si pretendimi që Vëllazëria Myslimane ka depërtuar në qeverinë e SHBA, ”tha ai.

Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet Islame, CAIR, tha që nuk do ta mirëpresë emërimin e tij si zëvendësuesi i përhershëm i Boltonit. "Pozicioni i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare ka lëvizur udhëheqësi i një grupi anti-myslimane tek një tjetër," thotë Robert McCaë, Drejtor i CAIR. "Bolton ishte kryetar i Institutit Gatestone nga viti 2013 deri në vitin 2018. Kupperman shërbeu në bordin e Qendrës për Politikë dhe Sigurisë nga viti 2001 deri në vitin 2010. Të dyja janë qendra konservatore anti-emigrantëve, anti-myslimane. Jam i bindur se Kupperman do të jetë ndryshe nga paraardhësi i tij", përfundoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë