Ekonomi

Pasiguri për të ardhmen ekonomike, Banka Europiane ul normën e interesit

Banka Qendrore Europiane ka ulur në 2.25% normën bazë të interesit si një përgjigje për rritjen e ngadaltë të ekonomisë dhe tarifave te Donald Trump.

Banka uli normën me 0.25%, ndërsa ekonomistët presin një lëvizje të ngjashme edhe në bankat tjera qendrore.

Tregjet parashikojnë një shkurtim edhe në Bankën e Anglisë për shkak të pasigurisë që po japin tarifat e Trump tek bizneset dhe konsumatorët.

Jerome Poëell, kreu i Rezervës Federale, tha të mërkurën se tarifat e SHBA për rreth 60 vende do të rrisin çmimet e brendshme dhe do të reduktojnë punësimin.

Duke folur në Klubin Ekonomik të Çikagos tha se ishte e paqartë se cili do të ishte ndikimi i përgjithshëm në ekonomi dhe nëse bankës do t’i duhej të rriste normat e interesit për të zbutur inflacionin ose për të ulur normat për të nxitur rritjen.

“Ne do të konsideronim se sa larg është ekonomia nga secili objektiv dhe horizontet kohore potencialisht të ndryshme mbi të cilat ato boshllëqe përkatëse do të parashikohej të mbylleshin,” tha Poëell, duke shkaktuar një shitje të madhe të aksioneve në tregjet amerikane.

Të dhënat e publikuara nga agjencia e BE-së Eurostat treguan se inflacioni në eurozonë u rrit 2.2% në mars, krahasuar me 2.3% në shkurt. Një masë e inflacionit bazë, e cila përjashton artikujt e paqëndrueshëm si benzina dhe ushqimet, ra nga 2.6% në 2.4% në të njëjtën periudhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë