Shendet

Pasi doli nga izolimi, Franca ka rënie drastike të rasteve të reja

Edhe pse ka kaluar një muaj pasi Franca doli nga karantina e rreptë tetë-javore, nuk ka pasur rritje të rasteve të koronavirusit ndërkohë që jeta kthehet drejt normalitetit. Një ditë përpara se të hiqte të gjitha masat e bllokimit, presidenti francez Emmanuel Macron urdhëroi mbajtjen e detyrueshme të maskës në të gjitha ambientet publike.

Numri i rasteve të reja Covid-19 vazhdoi të bjerë edhe ndërsa shumica e Francës hapi bizneset, baret, parqet apo plazhet, nën masa të rrepta për distancimin fizik. Numri i vdekjeve në Francë ka rënë në shifrën e tij më të ulët që nga marsi.

Autoritetet shëndetësore thonë se ka vetëm 933 pacientë në kujdesin intensiv në të gjithë vendin, ndërkohë që në prill kishin 7.1148 pacientë. Numri i qytetarëve të shtruar në njësitë e urgjencës ishte 20 në 24 orët e fundit. Kjo shifër ka qenë mbi 100 në tre javët e fundit.

Në Francë virusi u ka marrë jetën 29,319 personave, por vetëm 23 pacientë humbën jetën në spital në ditën e fundit. Por si ia doli Franca të mbante nën kontroll epideminë pas daljes nga karatina, ndërkohë që e gjithë Europa po përballet me rritje të rasteve.

Strategjia e qeverisë franceze është e lidhur ngushtë me izolimin e vatrave të shpërthimit dhe gjurmimin e rasteve të reja.

Më shumë se një e treta e vdekjeve kanë ndodhur në shtëpitë e përkujdesjes së të moshuarve, të cilat janë vendosur në karatinë nga qeveria, pavarësisht se pjesë e tjetër e vendit po hapej. Që nga fillimi i pandemisë, qeveria franceze është munduar të vendosë në izolim të gjitha ndërtesat, pavionet, apo institucionet ku ka shpëtheyer virusi. Një lagje në Montpellier, për shembull u izolua totalisht nga pjesa tjetër e qytetit, për të kufizuar përhapjen e rasteve.

Të gjitha baret dhe restorantet që janë hapur kanë përgjsmuar tavolinat, për të ruajtur distancën sociale, madje pjesa dërrmuese e tyre shërbejnë vetëm jashtë në ambient të hapur. Ndërkohë në dyqane, apo supermarkete, qytetarqët hyjnë me një numër të kufizuar, për të bërë të mundur ruajtjen e distancës.

Duke njoftuar fazën e dytë të heqjes së kufizimeve në fund të muajit të kaluar, tre javë pas përfundimit të bllokimit, Kryeministri, Eoudouard Philippe, tha se numri i të infektuarve ishin më të mira nga sa shpresohej.

Gazeta Liberation, e cila ka analizuar të dhënat që nga 11 maji, është pajtuar. "Që nga 11 maji mjete të ndryshme që na lejojnë të matim shtrirjen e epidemisë së Covid-19 në sinjalizojnë se po shkojmë ngadalë drejt normalitetit. "

"Koronavirusi ende po vret, është e vërtetë, por gjithnjë e më pak viktima. Të kërkojmë të mos kemi më asnjë viktimë është e parakohshme në këtë fazë. Kurba duket se ka arritur në një mesatare prej rreth 30 vdekjesh çdo ditë, dhe mund të mbetet në këtë nivel për momentin. Duket e pamundur që kurba të rritet përsëri në javët e ardhshme. "

Emmanuel Macron do t'i drejtohet kombit të dielën në mbrëmje për të njoftuar një plan ekonomik "post-virus" për ta ngritur vendin përsëri në këmbë. Do të jetë hera e parë që nga fundi i muajit prill, kur ai njoftoi hyrjen në karantinë, që Macron do t’i drejtohet kombit.

Pas një mungesë mbarëkombëtare të maskave të fytyrës gjatë pikut të krizës shëndetësore, Franca tani ka një tepricë. Prodhuesit po i kërkojnë publikut të shmangë maskat "kirurgjikale, shumica prej të cilave nga Kina, dhe të përdorin maskave e prodhuara në Francë. Prodhuesit, thonë se kanë shumë maska prej pëlhure dhe se nuk po mund t'i shesin të gjitha.

"Francezët preferojnë maskat kirurgjikale me përdorim të vetëm, shumica e tyre importohen nga Kina," tha një zëdhënës i ministrisë së Ekonomisë. "Në mendjet e tyre është më e sigurt sesa një maskë pëlhure “.

Copyright © Gazeta "Si"
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë