Ngjarje

Pashkët në kohën e COVID-19, Papa Françesku: Mos u dorëzoni!

Papa Françesku ka mbajtur vigjiljen e Pashkëve mbrëmjes e së shtunës në një Bazilikë pothuajse të zbrazët në Shën Pjetër.

Ai u ka kërkuar njerëzve që të mos “dorëzohen nga frika” ndaj koronavirusit, duke u bërë thirrje të jenë “lajmëtarët e jetës në një kohë të vdekjes”.

Miliona katolikë nga mbarë bota ishin duke ndjekur live transmetimin e drejtpërdrejtë të Meshës.

Kryeministri Xhuzepe Konte vlerësoi Papën për “gjestin e tij të përgjegjësisë” duke e mbajtur meshën e Pashkëve pa besimtarë të pranishëm.

Të krishterët në mbarë botën po festojnë Pashkën, pavarësisht kufizimeve që kanë lënë qindra miliona besimtarë të mbyllur në shtëpitë e tyre. Por Papa Francesku u ka kujtuar besimtarëve së Zoti nuk e harron njerëzimin i cili në këto kohë po përballet me një vështirësi të madhe siç është koronavirusi.

“Ne nuk dorëzohemi. Nuk vendosim gur mbi shpresën. ne mund dhe duhet të shpresojnë sepse Zoti nuk na ka lënë vetëm. Gjithçka do të shkojë mirë, e themi me këmbëngulje edhe shpresa më e guximshme mund të avullojë. Por shpresa e Jezusit është e ndryshe. Zoti është më i madh. Vdekja dhe errësira ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.

Varri është vendi ku hyn dhe nuk del dot më por Jezusi ia doli të dalë , ia doli për ne për të sjellë jetë atje ku ka vdekje. Për të filluar një histori të re, atje ku ishte vendosur një gur mbi të”- ka thënë Papa Francesku duke i uruar të gjithë besimtarët katolik në të gjithë botën Gëzuar Pashkët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë