Sipas MeteoAlb deri në mesditë, dy skajet veri-jug do të paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara. Në zonat malore moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Orët e pasdites, vijojnë me vranësira të dendura në të gjithë vendin duke rrezikuar herë pas here shira të dobët dhe lokalë ndërsa në zona të thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.
Kjo situatë me reshje të pakta shiu e dëbore do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet intensifikim i tyre.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




