Moti

Pasditja e të djelës sjell rritje temperaturash dhe shi

Gazeta Si- Anticikloni Afrikan vijon të jetë ende dominues ne Mesdhe duke u shtrirë në gadishullin e Ballkanit duke mbajtur temperatura të larta në vendin tonë gjatë kësaj fundjave.

Ditën e sotme (e dielë) moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe reshje lokale pasdite dhe fillim jave në formën e stuhive. Era do të jetë drejtim veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 18/37°C

Zona e ulët    18/40°C

Zona bregdetare  22/38°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë