Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërisht në zonat Qëndrore dhe Jugore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në pothuajse të gjithë vendit, përjashtuar vijën bregdetare ku shirat do të jenë të dobët e lokalë.
Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale në Bulqizë deri në 20°C vlera maksimale në Shkodër dhe Durrës.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Juglindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.