Vendi ynë paradite dhe në mesditë parashikohet që të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin.
Por gjatë orëve të pasdites pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave në gjysmën Lindore të Shqipërisë, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Jug-lindore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurta shiu lokale.
Ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e zonës së ulët do të mbeten nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell edhe përgjatë pjesë së dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.