Lajme

Pas serisë së përgjimeve të Bild, prokuroria sërish: Po hetojmë!

Me përjashtim të urdhrit për të ndaluar mediat që të publikojnë materialet nga përgjimet e dosjeve 339 dhe 184, reagimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda në thelb nuk ndryshoi nga reagimi i bërë fill pas publikimit të audiopërgjimeve të para nga ana e gjermanes “Bild”.

Prokuroria thotë se ka nisur hetimet për të verifikuar elementë të veprës penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete si dhe të verifikimit të autenticitetit të përmbajtjes së publilkuar nga Bild.

“Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazetën gjermane “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal. Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara”, thuhet në deklaratë.

Prokuroria thotë se këto publikime cenojnë rëndë imazhin e ekëtij institucioni, përveçse janë kryer në shkelje flagrante të ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë