Bota

Pas njohjes së Palestinës, Izraeli tërheq ambasadorët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia

Nga Gazeta ‘Si’- Pas lajmit se Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosën të njohin Palestinën si shtet, Izraeli reagoi menjëherë të mërkurën duke tërhequr ambasadorët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia.

Qeveria izraelite kritikoi bisedimet për pavarësinë e Palestinës duke i quajtur si një "shpërblim" për sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1200 njerëz dhe çoi në rrëmbimin e mbi 250 të tjerëve. Ajo kundërshton çdo lëvizje për të legjitimuar palestinezët ndërkombëtarisht.

“Hapa si ata të tri vendeve evropiane të mërkurën, do të forcojnë pozicionin palestinez dhe do të dëmtojnë procesin e negociatave”, deklaroi Izraeli duke këmbëngulur se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes negociatave.

Izraeli shpesh u përgjigjet vendimeve të vendeve të huaja që konsiderohen se shkojnë kundër interesave të tij, duke thirrur ambasadorët e këtyre vendeve dhe gjithashtu duke ndëshkuar palestinezët përmes masave të tilla si ngrirja e transfereve të taksave për Autoritetin Palestinez me para të gatshme.

Tre vendet deklaruan se vendimin për ta njohur Palestinën e morën me synimin që të “krijojnë një momentum në përpjekjet për të siguruar paqen afatgjatë në rajon."

Vendimi i tre shteteve euopiane vjen shtatë muaj nga nisja e luftës në Gaza. 

Ky akt simbolik dhe i koordinuar i tre shteteve u njoftua të mërkurën në mëngjes pas muajsh negociatash mes një grup shtetesh europiane që ishin të gatshëm ta merrnin këtë hap.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë