Politike

Pas marrëveshjes në Ohër, Albin Kurti të dielën në Tiranë, do të takojë Edi Ramën

albini dhe rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë këtë të diel një vizitë në Tiranë.

Kreu i qeverisë së Kosovës do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Agjenda ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të bisedës mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin europian që çon në normalizimin e marrëdhënieve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë