Teknologji dhe Inovacion

Pas largimit nga Bitcoin, Elon Musk ngre kriptomonedhën e tij

Dogecoin pësoi rritje të vlerës pas suportit nga Elon Musk, krijuesi i saj. Pasi Musk shkroi në Twitter se ai po punon me Dogecoin për të rritur eficencën e kësaj kriptomonedhe, vlera iu rrit me 30% për vetëm 24 orë.

Bitcoin u lëkund rreth 55 mijë dollarëshit duke rënë me mbi 10% të vlerës pas lajmit nga Elon Musk se Tesla do të ndalonte përdorimin e kriptomonedhës.

Njoftimi se Musk do të hiqte dorë nga Tesla bëri lëmsh tregun e kriptomonedhave dhe të gjithë janë spekulativë se cili është qëllimi i një veprimi të tillë.

Musk e quajti Dogecoin një “fuqi” dhe kritikoi Bitcoin për dëmin që i bën natyrës, gjë që e çoi atë minus 15% të vlerës së tregut.

Dogecoin tashmë ka 67 miliardë dollarë kapital në treg.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë