Lojëra me Dore

Pas Jordan edhe Lebron James aktor në një film për fëmijë

Në projektin e parë, kur bashkëpunoi me Michael Jordan për të krijuar “Space Jam” producenti Ryan Coogler pati një sukses absolut. Por duket se do të ketë një “Space Jam 2”, këtë herë me protagonist basketbollistin Lebron James.

Prodhimi i filmit do të fillojë gjatë vitit 2019 në finalet e play-off. Ky do të jetë roli i parë si protagonist në një film për Lebron James, pasi më herët kishte pasur rol dytësor në një film në vitin 2015.

Në film nuk do të marrë pjesë vetëm “pantera e zeza”, por edhe një kast i gjerë aktrosh. Kosto fillestare e filmit përllogaritet të shkojë deri në 1.34 miliardë dollarë, duke qenë kështu filmi më i shtrenjtë i prodhuar nga një producent me ngjyrë.

“Më pëlqeu shumë vizioni i tij e të pasurit një super hero me ngjyrë. Unë jam rritur në një lagje, ku nuk kishte heronj me ngjyrë, kështu fakti që Ryan do jetë i aftë për ta sjellë këtë gjë për fëmijët, është një gjë shumë e bukur.”- tha Lebron James.

Projekti për një “Space Jam 2” ka qenë gjithmonë i diskturuar në rrethe të ndryshme të Hollywood. Kanë qenë të shumë regjisorët, skenaristët apo producentët që do e merrnin përsipër këtë projekt, por duket se vetëm tani çdo gjë po shkon drejt konkretizimit. Vetëm në ditët e fundit është zyrtarizuar pjesëmarrja e Lebron James si protagonist në këtë film.

Nga filmi i parë me protagonist Michael Jordan pati një përfitim prej rreth 250 milionë dollarë dhe është ende filmi që ka prodhuar më shumë të ardhura në basketboll. Por me pjesëmarrjen e Lebron besohet se përfitimi nga ky flim i ri do të jetë disa fish më i madh.

“Filmi nuk është thjesht një bashkëpunim i imi me Warner Bros dhe Looney Toons për të bërë një film, por shumë më tepër. Qëllimi im kryesor është që fëmijët të kuptojnë se sa të fortë ata janë, kur ndjekin ëndrrat e tyre deri në fund. Mendoj se edhe për Ryan, ky do të jetë qëllimi kryesor.”- u shpreh James.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë