Benedict Carey/NYTimes – David Mzee theu qafën më 2010-ën. Ai ishte student kolegji në Zyrih në atë kohë, një atlet që shijonte rrezikun dhe kontaktin dhe fluturoi nga trampolina në një dyshek shkume. “Dysheku i shkumës nuk e bëri punën e vet”, thotë ai.Mzee, tanimë 33 vjeç, është një nga burrat që ka humbur funksionin e këmbëve disa vite më parë, pas dëmtimeve të rënda të shtyllës kurrizore, por që tani janë në gjendje të lëvizin pa asnjë asistencë, qoftë edhe për pak kohë dhe çuditshëm, me ndihmën e një implanti të ngjashëm me stimuluesin kardiak, kanë raportuar shkencëtarët të mërkurën e 31 tetorit.
Ky lajm është arritja më e fundit në përpjekjet shkencore për të kuptuar dhe trajtuar dëmtime kaq jetëndryshuese. Disa studime të tjera, të kohëve të fundit, kanë rikthyer lëvizjen për pacientët e paralizuar dhe gjysmë të paralizuar, duke aplikuar stimulim të vazhdueshëm elektrik në shtyllën kurrizore. Raporti i ri, i përshkruar në revistën “Nature” është demonstrimi i parë i të ashtuquajturit stimulim: një implant dërgon sinjale të stimulimit të shënjestruar të muskujve, që synohen të lëvizin. Në fakt, stimulimi ndodh sipas nevojës, duke imituar mekanizmin sinjalizues të vetë trupit. Trajtimi është ende eksperimental dhe efektshmëria për të tjerët me paralizë të plotë ose të pjesshme pritet ende të shihet. Tre burrat patën disa ndjesi në këmbë, përpara se të niste eksperimenti dhe iu deshën muaj trajnimi intensiv për të arritur hapat e tyre të parë. Ende mbështeten në karriget me rrota; dy mund të ecin në komunitet, duke përdorur rrethore.

Secili prej tyre ka mësuar të lëvizë muskujt më parë të çalë pa ndihmën e një implanti – një indikacion se stimulimi elektrik i nxit nervat të kthehen në jetë. “Fillimisht gjithçka ishte e re dhe, sigurisht, emocionuese, po u desh shumë punë për të parë ndonjë ndryshim”, thotë z.Mzee. “Shkoja në shtëpi pas rehabilitimit, haja dhe më pas shtrihesha. Më pas u bë më e lehtë të arrija lëvizjet që doja dhe hapi më i madh për mua ishte kur munda të lëvizë me duart e lira, për të parën herë, në pistë. Nuk isha në gjendje ta bëja këtë për shumë vite; ishte një ndjesi shumë e hatashme.”Chet Moritz, një shkencëtar i trurit në Universitetin e Uashingtonit, i cili është përfshirë në studim, u befasua nga rezultatet.“Gjëja më emocionuese rreth këtyre zbulimeve është se ato mbajnë premtimin se dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të kurohen, në një masë sa të rikthejnë ecjen dhe se shumë lëvizje mbeten, edhe kur stimulimi fiket” , thotë ai.
Kërkuesit e tjerë kanë thënë se studimi ishte i vogël dhe se pacientët ishin pjesërisht të paralizuar. “Kemi ende shumë rrugë derisa njerëzit të jenë në gjendje të aksesojnë këtë si një kujdes mjekësor standard”, ka thënë Dr. Kimberly Anderson, profesore e mjekësisë fizike dhe të rehabilitimit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit “Case Western Reserve”, megjithëse ka shtuar ajo, qasja ka potencial të madh. Vitet e fundit, kërkuesit kanë përdorur implante truri – çipe elektronike, të vendosura nën kafkë në zonën motorike të korteksit – për të deshifruar sinjalet nervore dhe për të rikthyer lëvizjen tek njerëzit dhe primatët jonjerëzorë që kanë humbur përdorimin e gjymtyrëve. Ende, shkencëtarë të tjerë po investigojnë faktorët e rritjes së nervave, përbërësit kimikë që injektohen në vendin e dëmtuar për të nxitur riparimin. Autorët e raportit të ri, që janë të vendosur në Institutin Federal të Teknologjisë në Zvicër, në Lozanë, më parë kanë demonstruar se minjtë që kanë humbur funksionin e gjymtyrëve ë pasmë mund të trajnoheshin për të vrapuar sërish kur rryma e vazhdueshme aplikohej përmes shtyllës kurrizore drejt muskujve. Ekipe të tjerë kërkimorë kohët e fundit kanë raportuar se stimulimi i vazhdueshëm mund gjithashtu të rikthejë disa lëvizje në pacientët njerëz.
Por tek njerëzit, stimulimi i vazhdueshëm duket se dërgon sinjale të përziera tek muskujt duke aktivizuar disa dhe duke ngatërruar disa të tjerë, kanë argumentuar autorët e studimit të ri në studimin shoqërues në numrin aktual të “Nature Neuroscience”.Tre burrat në eksperimentin e ri kanë shfaqur përmirësim më të shpejtë sesa shumica e subjekteve në eksperimente të tjerë, por dëmtimet e tyre kanë qenë gjithashtu më pak të rënda.“Çelësi tani do të ishte optimizmi i kësaj teknologjie dhe pozicionimi për lidhjet e nervave”, ka thënë Gregoire Courtine, autori sendor i raportit të ri në “Nature”. “Kur nuk ke ecur për shumë vite, të duhet të mësosh sërish të ecësh.”

Trajtimi i burrave nisi me kirurgji. Mjekët implantuan një copë të vogël elektrodash në sipërfaqen e shtyllës kurrizore në fundshpinë, poshtë secilit dëmtim. Kjo fashë lidhej me një aparat stimulues kardiak, i vendosur në bark.Pajisja e impiantit, kur ndizej, lëshonte stimuj në muskujt e individit ndërsa thirreshin për përdorim. Qëllimi për të ngritur një gju gjeneroi një lloj modeli të ndezjes së nervave; hapat përpara gjeneruan një tjetër. Në fakt, pajisja siguroi modele stimulimi që trupi i lëshonte përpara se të ndodhte dëmtimit. Me kohën – me terapi intensive fizike, në pistën e vrapimit me ndihmën e duarve – stimulimi dukej se angazhonte korteksin motorik të trurit përmes nervave që ishin shpëtuar nga dëmtimi, ka thënë Dr. Courtine.“Në studimin e kafshëve, riorganizimi i trurit është diçka shumë masive”, ka thënë

Z. Mzee gjatë terapisë fizike. Puna për rifitimin e fuqisë dhe lëvizshmërisë është ende e ethshme. “Po përpiqem të ngre një sistem mbështetës të trupit në shtëpi për të bërë më shumë rehabilitim, por e dini, është e kushtueshme. Nuk qëndroj dot ende drejt, pa ato mbështetëse”, ka thënë ai. Kredit: Jean-Baptist Mignardot.
Dr. Courtine said. “Ka pasur shumë lidhje të reja nga korteksi motorik tek qelizat e trurit.” E njëjta mund të pritet tek njerëzit, thotë ai. Pas dëmtimit të tij, z.Mzee, nisi të luajë ragbi në karrige me rrota dhe shpejt kaloi në ekipin e kombëtares. Dëmtimi i futi edhe atë në një kërkim krejt të vetin; përmes një mjeku, mësoi rreth programit në Lozanë dhe eksperimentet me kafshët. Kur dëgjoi se kishte nisur një eksperiment njerëzor, u regjistrua menjëherë. “Është vërtet e vështirë të thuash se çfarë vjen më pas për mua”, thotë z.Mzee.

“Mendoj se hapi i radhës duhet të jetë një hap i madh dhe një nga problemet është se duhet të kem kontroll të trungut. Trungu im nuk është shumë i ekuilibruar. Po përpiqem të ngre një sistem mbështetës të trupit në shtëpi për të bërë më shumë rehabilitim, por e dini, është e kushtueshme. Nuk qëndroj dot drejt pa ato mbështetëse.”Edhe kështu, rehabilitimi – puna e vështirë, djersitja dhe disiplina që kanë rezultuar aq ndihmuese për shumë pacientë – do të jenë thelbësorë në procesin e rikuperimit. “E kemi ditur prej vitesh se njerëzit me paraliza të pjesshme mund t’i përgjigjen rehabilitimit”, ka thënëDr. Anderson. “Problemi vjen me aksesin; rehabilitimi afatgjatë në sfondi kronik nuk është i paguar nga shumë agjenci sigurimi. Si rezultat, shumë njerëz me dëmtime motorike të pjesshme nuk rikuperohen në potencialin e tyre të plotë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




