Ngjarje

Pas fitores së kuqezinjve, festa e tifozëve derdhet rrugëve të Tiranës (video)

Policia ka pasur jo pak punë pas ndeshjes Shqipëri-Poloni, që në një mbrëmje magjike përfundoi me fitoren 2-0 për kuqezinjtë, pasi nga stadiumi ‘Air Albania’ festa e tifozëve kuqezinj është shpërndarë nëpër sheshet dhe rrugët e Tiranës.

Protagonistë kanë qenë edhe disa tifozë polakë, të cilët janë shoqëruar nga forcat e rendit.

Me flamuj në duar nëpër rrugë dhe duke u rënë borive të makinave, mijëra tifozë nga të gjitha trojet shqipfolëse, nuk i përmbajnë emocionet e kësaj nate historike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë