Moti

Pas ditëve me diell, ulen temperaturat dhe rikthehet bora

Pas disa ditësh me temperatura të larta dhe pa reshje, në vendin tonë janë rikthyer reshjet e shiut dhe dëborës në dy ditët e para të javës.

Më pas, në ditët në vijim do kemi mot të kthjellët por temperatura të ulëta. 

Sot temperaturat shënojnë një rritje paradite por ulen pasdite me 4 gradë, duke shkuar në 15 gradë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë