Financa Personale

Pas bukës do të rritet edhe çmimi i kafesë me 10 lekë

Rritja e çmimeve të produkteve të rëndësishme duket se do të vijojë në vendin tonë. Enri Jahaj Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tregon se nga rritja e çmimeve do të preket edhe kafeja.

Në një deklaratë për mediat përfaqësuesi ka thënë se shtrenjtimi vjen për arsye të rënies së konsumimit dhe rritjes së çmimit të lëndës së parë të importuar. Sipas tij çmimi i kafesë do të shtrenjtohet me 10 deri në 15 lekë.

“Kemi një ofertë të lartë kundrejt një kërkese të ulët dhe tregu duhet të normalizohet. Lëndët  e para po rriten dita-ditës dhe automatikisht sjell rritjen e çmimeve. E treta është që xhiro e munguar sjell rritje të çmimeve se fitimi i munguar duhet rikuperuar. Unë besoj që shumë shpejt, duke pasi bursa për kafen tregon që nuk e kemi pasur vit të mirë për kafen tregon që do të rritet. E para do rritet lënda e parë, ose oksigjeni i konsumatorit tonë që është kafja dhe pastaj të gjitha në rritje,”shtoi Jahaj.

Rritja e çmimit të kafesë si dhe produkteve të tjera në bare dhe restorante po vijnë fill pas rritjes së çmimit të bukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë