Politike

Pas 7 vitesh taksa 0 për biznesin e vogël, Basha: A ka njeri që ia vë më veshin Ramës?

Brenda 48 orësh, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk do të paguajë tatim fitim, ndërsa ato me xhiro vjetore nën 10 milionë lekë, nuk do të kenë as TVSH.

Rama tha gjithashtu se qeveria do të mundësojë rritjen e pagës minimale në 300 mijë lek të vjetra.

E gjitha sa më sipër, për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, është demagogji.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”, shkruan Basha në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë