Filma

Pas 25 vjetësh nga publikimi, Titaniku rikthehet sërish në kinema

Jack dhe Rose do të kthehen në sallën e kinemasë si në 2012 në shkurt të vitit 2023
foto nga filmi

Nga Gazeta Si - Pasi u bë një kult i vërtetë që nga publikimi i tij në 1997, "Titanic" i James Cameron do të festojë 25-vjetorin e tij.

Titanic në kinema: Kur do të dalë?

Për këtë rast, një shfaqje e re e filmit është planifikuar në kinema pikërisht në kohën e festës së Shën Valentinit vitin e ardhshëm. Një version i rinovuar do të jetë i disponueshëm në kinema në 3D dhe shpejtësi të lartë të kuadrove. Disney do të mbikëqyrë shpërndarjen e saj ndërkombëtare, duke filluar nga 10 shkurt 2023.

Jon Landau, partneri për një kohë të gjatë i Cameron-it dhe COO i Lightstorm Entertainment, dha lajmin për rikthimin e Titanikut në prezantimin e Disney’s CineEurope në Barcelonë, ku tregoi imazhet e para 3D të versionit të rindërtuar.

Filmi me Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, kishte mbërritur në kinematë italiane në janar 1998 dhe qëndroi për disa muaj në qarqe edhe në nivel ndërkombëtar. Titanic fitoi 11 Oscar duke përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, montazhin më të mirë, këngën më të mirë origjinale, etj. Ai do të bëhej një nga filmat më “ikonë” në historinë e kinemasë.

Dy protagonistët Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet

Historia e dashurisë mes Rose, një e pasur dhe e palumtur, dhe Jack, një artist bohem, bëri xhiron e botës, duke tërhequr vëmendjen prej vitesh me një film që në realitet nuk ishte perfekt. Filmi lindi një “rast” të vërtetë mediatik (kishte nga ata që pretendonin se e kishin parë edhe tre herë radhazi) duke i bërë dy protagonistët dy yje të padiskutueshëm.

Titanic mbetet filmi i tretë me fitimin më të lartë në botë, duke fituar 2.2 miliardë dollarë. Avatar, gjithashtu i James Cameron, është filmi më i mirë i të gjitha kohërave në botë.

Titanic me regji nga James Cameron do të shfaqej për herë të parë në vitin 1997.

Regjisori që në të njëjtën kohë është dhe skenarist dhe producent i filmit tregon mbytjen e transoqeanikut Titanic që ndodhi në 14 prill 1912 si shkak i një përplasjeje me një ajsberg, në të cilën humbën jetën 1513 nga 2227 pasagjerë që kishte në bord.

Filmi u prodhua në vitin 1997 me buxhetin e 200 milionë dollar dhe 85 milionë për shpërndarjen e filmit nëpër botë

Xhirimet e filmit janë zhvilluar në plazhin Rosarita të Meksikës, ku u ndërtua një pishinë rreth 37.000 metra katror e mbushur me 76 milion litra ujë. Xhirimet nisën në 16 shtator 1996 dhe përfunduan 6 muaj më vonë. I gjithë stafi realizues kaloi një provë të vërtetë 'force' gjatë xhirimeve, pasi produksioni punoi më gjatë seç ishte menduar, kështu që dalja e filmit u shty nga pranvera për në fund të vitit.

Filmi u shfaq për herë të parë në Tokyo International Film Festival në Japoni dhe në kinema doli më 19 nëntor 1997, dhe vetëm javën e parë fitimet ishin 28 milionë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë