Politike

Pas 15 vitesh pritje / Italia njeh pensionet e shqiptarëve, Hasani e Tajani firmosin marrëveshjen

Shqipëria dhe Italia nënshkruan këtë paradite marrëveshjen për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore. Marrëveshja u firmos nga ministri i Jashtem Igli Hasani dhe homologu i tij italian, Antonio Tajani

“Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, shkruan Rama në Facebook.

Pas nënshkrimit, Marrëveshja do të ratifikohet nga të dyja shtetet kontraktuese, në përputhje me procedurat përkatëse

Në ditën e parë të muajit të dytë pas shkëmbimit të dokumenteve të ratifikimit, Marrëveshja do të hyjë në fuqi njëkohësisht me Marrëveshjen Administrative për legjislacionin zbatues të kësaj Marrëveshjeje.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje me 15 vende për njohjen e pensioneve, me vende si Gjermania, Turqia, Austria, Belgjika etj.

Ndërkohë 17 marrëveshje janë në proces negociimi dhe 3 të tjera në proces vlerësimi.

Në sajë të kësaj marrëveshjeje, shqiptarët do të përfitojnë ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit.

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar;

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe shtatzëninë;

Sigurimin e papunësisë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë