Lojëra me Dore

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra

Partizani në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë, titulli i katërt ky në histori për klubin kryeqytetas. Vajzat e kuqe kanë dominuar në serinë e finaleve përballë Tiranës, duke i mbyllur shpejt llogaritë me një 3-0 që nuk lë vend për diskutime.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Andi Lundra tregoi supermaci edhe në finalen e tretë të luajtur në “Asllan Rusi”, duke triumfuar 3-0. Partizani fitoi bindshëm setin e parë të ndeshjes, 25-11, seti i dytë përfundoi 25-17 dhe i treti 25-20. Shifra që tregojnë qartë nivelin e ekipit kampion, ndërsa Tirana u duke e pafuqishme për ta përballuar atë.

Në fund festa ishte e gjitha për vajzat e Partizanit, por kuptohet që ishte një festë pa tifozë, sepse ndeshjet e volejbollit këtë sezon janë zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të situatës me pandeminë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë