Sport

Paris 2024/ Presidenti Makron inauguron fshatin olimpik, do presë 15 mijë sportistë

Gazeta Si – Janë edhe pak muaj që na ndajnë nga Lojërat Olimpike 2024. Parisi, vendi i organizator i kësaj Olimpiade, duket se është gati.

Siparin e Lojërave Olimpike verore e ka ngritur sot presidenti francez, Emanuel Makron, teksa gjatë paradites ka inauguruar fshatin olimpik.

Në fshatin olimpik është parashikuar të sistemohen 207 Komitete Olimpike Kombëtare, 185 Komitete Paralimpike Kombëtare dhe në total do të jenë 15.000 sportistë.

Për Shqipërinë nuk është përcaktuar ende se me sa sportistë do të përfaqësohet në këtë event madhor botëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë