Gazeta Si – CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) kishte sanksionuar Komitetitn rus, sepse kishte vendosur nën autoritetin e tij katër organizata sportive të rajoneve të pushtuara në Ukrainë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) ka rrëzuar apelin e Komitetit olimpik rus, që kontestonte pezullimin e tij nga CIO në mes të tetorit për shkak të konfliktit në Ukrainë. KAS nënvizon se vendimi i tij është “përfundimtar dhe detyrues”, por mund të apelohet brenda 30 ditësh në Gjykatën Federale Zvicerane.
Sipas KAS-it, pezullimi nga CIO “nuk ka shkelur principet e ligjshmërisë, barazisë, parashikueshmërisë, apo proporcionalitetit”. Pezullimi i ka hequr të drejtën Komitetit rus që të marrë financime nga CIO, por nuk prek asnjë rus që garon në sportet ndërkombëtare si sportist neutral.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




