Ngjarje

Parashikimi i zymtë: Britania mund të jetë më e goditura me 66,000 vdekje

Britania mund të vuajë më shumë se 60,000 vdekje nga Covid-19 dhe të goditet më shumë nga shpërthimi epidemik se çdo shtet tjetër në Evropë. Një model nga studiuesit në Universitetin e Uashingtonit parashikoi që 151.680 njerëz do të infektohen nga virusi në të gjithë kontinentin.
Modeli parashikues zbuloi se Mbretëria e Bashkuar mund të regjistronte 66.300 vdekje nga Covid-19 deri në korrik, gati sa gjysma (44 përqind) e të gjithë vdekjeve në Evropë dhe tre herë më shumë se Italia (20,000).
Spanja (19,000) dhe Franca (15,000) gjithashtu do të regjistrojnë humbje të mëdha në jetë njerëzish, sipas parashikimit që bazohet kryesisht në kujdesin intensiv dhe aftësinë e spitaleve për të siguruar shtretër për pacientët.

Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Uashingtonit parashikon se epidemia në Britani do të arrijë kulmin në mes të këtij muaji. Studiuesit parashikojnë që Britania do të ketë nevojë për 100,000 shtretër deri atëherë, në krahasim me 17.765 që ka aktualisht në dispozicion.

Franca - me më shumë se 75,000 shtretër spitalor në dispozicion - do të vuajë 15,000 vdekje, sipas hulumtimit.

Italia ka kaluar kulmin e epidemisë së saj, thonë studiuesit amerikanë. Vendi ka më shumë se 40,000 shtretër spitalorë dhe do të vuajë gjithsej 20,000 vdekje, parashikon modeli

Është vlerësuar se Spanja do të regjistrojë gjithsej 19,000 vdekje (tashmë ka pësuar mbi 13,300). Spanja ka të paktën 30,000 shtretër, shumica e të cilëve u zunë vetëm brenda një dite kur 29,000 pacientë u shtruan në spital.

Studiuesit parashikojnë se Britanisë do t’i duhen 100,000 shtretër deri në mes të prillit për të përballuar krizën, krahasuar me 17.765 aktualisht që ka në dispozicion. Gjithsesi parashikimi alarmues nuk merr parasysh mijëra shtretër që pritet të bëhen të disponueshëm në spitalet e reja të që po përgatit Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetësisë. Numri është gjithashtu në kontrast të madh me parashikimet e këshilltarëve kryesorë shkencorë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët paralajmëruan se rreth 20,000 njerëz do të vdesin gjatë kësaj krize.
Duke përdorur të dhëna lokale dhe ndërkombëtare për numrat e rasteve, si dhe ndarjet e vdekshmërisë sipas moshës nga Italia, Kina dhe SHBA, studiuesit e Universitetit të Uashingtonit modeluan numrin e pritshëm të vdekjeve në bazë të vendit. Ata thanë që element thelbësor në krijimin e modelit të tyre ishte numri i shtretërve spitalorë dhe kapaciteti i postacioneve reanimatore në secilin vend./dailymail


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë