Treg

“Bear Market”, kriza e ardhshme e parashikuar në 6 grafikë

Riva Gold- Nëntë vjetë, tetë muaj, një javë dhe dy ditë në “ bull market” e ardhshëm, disa investitorë po pyesin nëse një “bear market” është në horizont.

  • Bull market është një situatë tregu financiar i një grupi vlerash në të cilën çmimet rriten ose priten të rriten. Termi "bull market" përdoret për t’iu referuar tregut të stoqeve, por mund të aplikohet në çdo gjë të tregtueshme, si bondet, pasuritë e paluajtshme, monedhat.
  • Bear Market është situatë tregu financiar që nënkupton pesimizmin ndaj tregut ku çmimet bien dhe inkurajohen blerjet

S&P 500 është 305% që kur “ bull market” nisi më 2009. Çmimet e stoqeve janë fuqizuar falë rritjes së fuqishme të të ardhurave. Investitorët gjithashtu për të paguar një çmim më të lartë për ato të ardhura, siç shihet në zgjerimin e raporteve çmim-për-fitime.
Ndërsa nuk ekziston as edhe një indikator i vetëm që mund të parashikojë këtë , ja ku janë gjashtë tregues që analistët dhe investitorët po vëzhgojnë nëse “bear market” i ardhshëm, tipikisht i përkufizuar si një rënie prej 20% nga kulmi i radhës, është në prag.
Ne gjithsesi mund të jemi pjesë e rrugës për atje. S&P 500 është 6,58% më pak në krahasim me maksimumin historik të arritur më 20 shtator 2018.

1.SPREDI I LARTË I INTERESAVE TË BONOVE

Çfarë është

Është një matës që tregon se sa  kompanitë më të riskuara janë të gatshme të paguajnëkoston e huas (interesat) në treg  krahasuar me atë çfarë qeveria paguan. KëtoSprede të obligacioneve kanë kapur historikisht shenja të stresit ekonomik mëherët se sa asetet e tjera. Kur spredet janë të ngushta, investitorët synojnë të mendojnë se edhe kompanitë më të dobëta do të jenë mirë. Kur ato janë më të gjera, është e vështirë për këto kompani që të marrin hua, të bashkojnë të ardhurat dhe sinjalizojnë që investitorët besojnë se problemet janë në horizont.

Çfarë duhet parë

This image has an empty alt attribute; its file name is Grafiku-230-02-1110x625.jpg

Një prirje e qëndrueshme më e lartë në spredit të obligacioneve të larta të shoqëruara nga dy kulmet e fundit të tregut të aksioneve. Kjo sinjalizoi se investitorët po shqetësoheshin për aftësinë e kompanive më të rrezikuara për të paguar borxhet.

2.KURBA  E OBLIGACIONEVE PO RRËZOHET

Çfarë është

Kurba e obligacionit është një prej indikatorëve që kontrollohet më shpesh për të parë nga afër shëndetin e tregut të stoqeve, duke matur normat e interesit të paguar për borxhin me maturime të ndryshme. Kur ekonomia është e fort, obligacioni afatgjatë i qeverisë është zakonisht me interes më të lartë se borxhi afatshkurtër, duke reflektuar besim në parashikimin ekonomik afatgjatë. Kur kurba e obligacionit përmbyset, dhe kur interesat e obligacioneve afatshkurtra tejkalojnë ato afatgjata, është një shenjë që investitorët shqetësohen se inflacioni dhe rritja—do të bien në të ardhmen.

Normat e larta afatshkurtra kanë tendencë të dobësojnë shpenzimet e biznesit dhe të konsumit, duke ngadalësuar ekonominë dhe duke vënë presion mbi fitimet e korporatave.

Çfarë duhet analizuar

This image has an empty alt attribute; its file name is Grafiku-230-03-1-1110x625.jpg

E anasjellta shpesh i paraprin recesionit dhe “bear market” për stoqet. Kjo masë nuk u kthye deri pas “Bear market” të 1987-ës, por i parapriu atyre të 1980, 2000 dhe 2007-ës. Investitorët janë të ndarë nëse në mendimin nëse një kurbë kthyese e thesarit amerikan ende mund të sinjalizojë një “Bear Market”, ose nëse normat janë shtrembëruar nga vitet e politikës monetare globale tradicionale që mbajnë obligacionet e borxhit afatgjatë të ulët.

3.VLERA TOTALE E BASHKIMEVE & BLERJEVE ( në $ amerikanë)

Çfarë analizohet

Një rritje e blerjeve dhe përthithjes së kompanive  mund të sinjalizojë se është kthyer optimizmi - ose që kompanitë e shohin atë si mënyra e vetme për t'u rritur, ndërsa ekonomia ngadalësohet. Bashkimet dhe blerjet u shfaqën në vitet 2000 dhe 2007, pak përpara kulmeve të tregut të aksioneve si një shenjë e marrjes përsipër të një rreziku të tepërt. Kulmet më të fundit kanë qenë alarme të rreme, megjithëse një kulm në fund të vitit 2015 u pasua nga një korrigjim i tregut të aksioneve që nuk solli një “Bear namrket”.

4.KËRKESA JAVORE PËR ASISTENCË

Çfarë është

Ky është një indeks që llogarit në një javë  sesa formularë janë plotësuar nga njerëzit për të marrë asistencën e papunësisë. Aktorët e tregut i shohin këto të dhëna  si një çelës ose si  treguesi kryesor i tregut të punës në Shtetet e Bashkuara, shëndetit të  ekonomisë më të madhe, dhe  si tregues  të aftësisë që kanë kompanitë për të  gjeneruar likuiditet.

Çfarë analizohet

This image has an empty alt attribute; its file name is Grafiku-230-04-1-1110x625.jpg

Kur papunësia rritet, konsumatorët shpenzojnë më pak para, që bllokon atë çfarë marrin kompanitë. Ananlistët sugjerojnë që të kërkohet një rritje e vazhdueshme e kërkesave për asistencë pas një periudhe të qëndrueshme. Nëse kjo nodh, njëkohësisht edhe si dobësi në raportin mujor të vendeve të punës në SHBA, është një shenjë e keqe për ekonominë.

5.NDJESHMËRIA E INVESTITORËVE

Çfarë është

Vëzhgimi i AAII është një barometër i ndjeshmërisë së investitorëve me pakicë amerikanë që u kërkon pjesëmarrësve të parashikoujnë drejtimin e S&P 500 për gjashtë muajt e ardhshëm.

Çfarë duhet të shikojmë

Kërkon ulje dhe ngritje ekstreme ngritjeje të investitorëve, thotë Charles Rotblut në lidhje me AAII. Kur investitorët bëhen shumë optimistë, synojnë të reduktojnë kursimet e tyre dhe të shpenzojnë shumë. Zakonisht ka më pak amortizim për të mbrojtur tregun, duke i lejuar aseteve me çmim të ulët (sell off) për të fituar. Kjo masë ka funksionuar shumë mirë pak para se të shpërthente fluska e dot-com, dhe u rritën pak para sell off në vitin 2011 dhe 2018.

6. ÇFARË MENDON TREGU 

Mendoni një moment se tregu po dyndet nga parashikimet për një rënie. I matur për treguesit  6 mujor ka shumë propabilitet që të kemi një rënie prej 20% ose më shumë të S & P 500. Dhe kjo është një situatë tipike “Bear Market” ku vlera e stokut bie.  Ekonomistët në Bankën Federale të Rezervave të Minneapolis-it  e shikojnë këtë tregues për të vlerësuar çmimet në të ardhmen por në fakt ai është një matës i  asaj se çfarë mendojnë investitorët për momentin sesa çfarë thonë parashikimet

Çfarë duhet të shikojmë

Ky tregues relativisht i ri dhe shfaqet gjatë krizës financiare. Ai  është rritur ndjeshëm gjatë episodeve të tjera të kohëve të fundit të stresit të tregut, duke përfshirë edhe stresin e rritjes së Kinës 2016, që ndikoi në rënien e tregjeve .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë