Ka ndodhur

Parandalohet grabitja në Lushnjë, shpallen në kërkim 3 autorët që rrezikuan jetën e punonjësve të policisë

Nga Gazeta Si - Policia e Lushnjës ka arritur të parandalojë një grabitje me armë që dyshohet se do të bëhej në banesën e një biznesmeni në Lushnje.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.

Policia i është vënë në ndjekje automjetit tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

Ndërkohë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, të cilët janë Renato Çala, Florenc Tatoshi dhe Bukurosh Mukja.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë