Teknologji dhe Inovacion

Paralelisht me çmimin e Bitcoin u rrit dhe konsumi i energjisë

Bitcoin tërhoqi shumë admirues kur doli fillimisht në vitin 2009. Dikur në dorë të anarkistëve,  kriptovaluta nisi të tërhiqte investitorë dhe ndër to Elon Musk.

Në shkurt, Tesla njoftoi se ka blerë 1.5 miliardë dollarë vlerë të Bitcoin dhe se kompania do të pranonte monedhën digjitale si formë pagese. Kjo ngjarje shkaktoi rritje të menjëhershme të vlerës se kriptomonedhës duke kaluar vlerën e tregut të kompanisë të Facebook.

Me rritjen e çmimit të Bitcoin, u rrit dhe uria për energji elektrike. Sipas një studimi nga Cambridge, Bitcoin harxhon në orë 150 teraëatt energji, sa harxhon shteti i Holandës në nëj vit.

Një studiues gjerman thotë se një monedhë BTC mbledh aq energji sa të gjithë përpunuesit e të dhënave në botë.

Bitcoin kërkon energji që nga prodhimi e deri tek transaksioni i fundit.

Krijimi i monedhave të reja dhe verifikimi i transaksioneve kërkon përdorimin e kompjuterëve për të kryer llogaritjet komplekse, një proces i quajtur "minim". Minatorët e kriptos konkurrojnë për të regjistruar "bllokun" më të fundit të transaksioneve me Bitcoin duke zgjidhur enigma kriptografike, një proces jashtëzakonisht energjik.

Qeveritë po tregohen të kujdesshme. Në Kinë, ku prodhohet 70% e monedhave digjitale, po bëhen studime për konsumin e energjisë dhe mundësinë e reduktimit të saj.  

Më 13 maj, Musk njoftoi në Tëitter se ai po hoqte dorë nga Bitcoin përshkak të dëmit që po i bënte mjedisit me konsumin e lartë të energjisë dhe se nuk mund t’i përdorë një kompani që prodhon makina elektrike. Mbështetësit e Bitcoin thonë se në fakt, do të jetë vetë monedha digjitale që do të përshpejtojë rrugën drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Si çdo gjë, medalja ka dy anë.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë