Nga Gazeta 'Si'- Papa Francesku është shfaqur i pakënaqur me të dy kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye ka lëshuar kritika ndaj tyre.
Kreu i Kishës Katolike kritikoi planin e ish-presidentit Trump për të dëbuar emigrantët, teksa nuk la pa dhënë një mesazh dhe për qëndrimin e Kamala Harris në lidhje me të drejtat e abortit.
Gjatë fluturimit të tij drejt Romës, pas përfundimit të vizitës 12 ditore në Azinë Lindore, Ati i Shenjtë e cilësoi një mëkat të rëndë mospritjen e emigrantëve, teksa për abortin përmendi fjalën vrasje.
Për këtë arsye ai lëshoi dhe një thirrje dhe për katolikët amerikanë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA.
“Të mos votohet është e shëmtuar, nuk është mirë, ju duhet të votoni. Ju duhet të zgjidhni të keqen më të vogël. Kush është e keqja më e vogël? Zonja apo ai zotëria? Nuk e di. Të gjithë, në ndërgjegje, duhet të mendojnë dhe ta bëjnë këtë”, tha Papa Françesku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.