Ngjarje

Papa Françesku vendos të vaksinohet: Mos luani bixhoz me jetën tuaj

Papa Françesku deklaroi se ai planifikon të marrë vaksinën kundër koronavirusit në fillim të javës së ardhshme dhe u bëri apel të gjithë njerëzve që të vaksinohen dhe kështu të mbrojnë, jo vetëm jetën e tyre, por edhe jetën e të gjithë të tjerëve.

“Unë besoj se është etike që të gjithë të marrin vaksinën”, tha Papa në një intervistë me kanalin TV Kanale 5.

“Eshtë një zgjedhje morale sepse përndryshe ju po luani bixhoz me shëndetin tuaj, jetën tuaj, por gjithashtu po luani me jetën e të tjerëve”, tha Papa, i cili e quajti kundërshtimin e vaksinimit një “vetëvrasjeje”.

Vatikani, vendi më i vogël i pavarur në botë, njoftoi se së shpejti do të nisë fushatën e tij kushtuar vaksinimit kundër COVID-it.

“Javën tjetër ne do të fillojmë vaksinimin në Vatikan dhe unë kam aplikuar. Kjo duhet të bëhet”, tha Papa Françesku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë