Bota

Papa Françesku mbështet bashkimin civil të çifteve të të njëjtit seks

Papa Françesku mbështet bashkimin civil për çiftet e të njëjtit seks, në një lëvizje që ka të ngjarë të intensifikojë polemikat e ashpra mbi qëndrimet e Kishës Katolike mbi homoseksualitetin.

Deklarata e Atit të Shenjë, megjithëse nuk është pjesë e fjalimit tij zyrtar, ka të ngjarë të shtojë presionin mbi peshkopët katolikë në botën në zhvillim për të toleruar njohjen ligjore të martesave të të njëjtit seks dhe për të kundërshtuar ligjet kundër homoseksualitetit. Kjo deklaratë gjithashtu, pritet të ketë një ndikim në luftërat kulturore mbi të drejtat e komunitetit LGBTI brenda kishës në Europë, Amerikën e Veriut dhe vendet e tjera perëndimore.

“Homoseksualët kanë të drejtë të jenë pjesë e një familjeje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të hidhet jashtë, ose të ndihet mjerë për shkak të seksualitetit të tij, "tha Papa Françesku në një dokumentar të ri, i cili u shfaq në Festivalin e Filmit në Romë të mërkurën.

“Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkimit civil. Në atë mënyrë martesat mes të njëjtit seks do të jenë të mbrojtura ligjërisht", tha Papa.

Duke qenë se vërejtjet e tij nuk ishin dhënë nën një predikim ose në një dokument të Vatikanit, ato nuk përbëjnë  një mësim zyrtar papnor.

Papa Françesku është i njohur për qasjen e tij ndaj personave homoseksualë. Fjalët e tij më të famshme në lidhje me këtë temë janë deklarata e tij në vitin2013 për priftërinjtë homoseksualë: "Kush jam unë për të gjykuar?" Ai gjithashtu ka pritur një transgjinor në Vatikan dhe është takuar me një çift homoseksualësh në Uashington,

Por deri më tani, Papa kishte hedhur poshtë mundësinë e martesave të të njëjtit seks. Në një dokument të vitit 2016, ai shkroi se "nuk ka absolutisht asnjë bazë për të konsideruar bashkimet homoseksuale si pjesë e planin e Zotit për martesën dhe familjen". Më parë, kur papa ishte kryepeshkop i Buenos Aires, ai e përshkroi martesën e të njëjtit seks si një "regres antropologjik".

Por në një intervistë të vitit 2014, rreth një vit pas zgjedhjes së tij si papë, ai sugjeroi që Kisha Katolike mund të tolerojë një formë të bashkimeve civile për çiftet e të njëjtit seks.

Gjatë kohës së tij si kryepeshkop, Papa mbështeti bashkimet civile si një alternativë ndaj martesave të të njëjtit seks, sipas biografit të tij Austen Ivereigh. Argjentina legalizoi martesën e të njëjtit seks në 2010.

"Mbështetja e Papa Françeskut për bashkimet civile të të njëjtit seks është një hap i madh përpara në mbështetjen e kishës për anëtarët e LGBTQ ... dhe dërgon një sinjal të fortë për vendet ku kisha ka kundërshtuar ligje të tilla," shkroi në Tëitter Rev. James Martin, autor i "Ndërtimi një urë ”, një libër në lidhje me marrëdhëniet e kishës me katolikët homoseksualë, i cili u prit nga papa vitin e kaluar.

Peshkopët katolikë afrikanë janë shfaqur si një bllok i shquar konservator për çështjet familjare brenda kishës, duke kundërshtuar me forcë liberalizimin e doktrinës mbi homoseksualitetin. Ata gjithashtu kanë protestuar ndaj presionit nga vendet e pasura dhe organizatat ndërkombëtare për të shfuqizuar ligjet e ashpra anti-homoseksuale në disa vende afrikane.

Deklarata e Papa Françeskut po ashtu ofron mbështetje për aktivistët e LGBTQ në Poloni, ku peshkopët katolikë kohët e fundit u bënë thirrje klinikave për të ndihmonin anëtarët e këtij komuniteti "të rifitojnë shëndetin e tyre seksual dhe orientimin e tyre natyror seksual".

"Ky është por një ndryshim në qasje," tha një anëtar polak i Kishës në një intervistë. "Por do të jetë shumë më e vështirë për peshkopët të thonë se Kisha Katolike beson se bashkimet civile të të njëjtit seks janë një kërcënim kur kemi Papën që i mbështet ato."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë