Mode

Pantallonat-tanga, trendi më i ri i modës

Pantallonat me ngjyra të kombinuara që ndryshe e kanë emrin "pantallona-tanga" po bëhen të preferuara edhe nga të famshmit. Ndër të fundit që ka veshur këto lloj pantallonash është edhe modelja Irina Shayak. Pantallonat-tanga janë quajtur kështu sepse vendosja e ngjyrave në copë krijon formën e të brendshmeve tek të pasmet. Xhinset me dy ngjyra kanë qenë në modë gjatë këtij viti dhe duket se janë mirëpritur nga publiku, ndërkaq modeli i ri është krejtësisht i veçantë.
Pantallonat janë krijuar nga stilisti Casey Cadwallader si pjesë e koleksionit të tij Pranverë-Verë 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë