Pantallonat me ngjyra të kombinuara që ndryshe e kanë emrin “pantallona-tanga” po bëhen të preferuara edhe nga të famshmit. Ndër të fundit që ka veshur këto lloj pantallonash është edhe modelja Irina Shayak. Pantallonat-tanga janë quajtur kështu sepse vendosja e ngjyrave në copë krijon formën e të brendshmeve tek të pasmet. Xhinset me dy ngjyra kanë qenë në modë gjatë këtij viti dhe duket se janë mirëpritur nga publiku, ndërkaq modeli i ri është krejtësisht i veçantë.
Pantallonat janë krijuar nga stilisti Casey Cadwallader si pjesë e koleksionit të tij Pranverë-Verë 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.