Në ndeshjen e vlefshme për javën e gjatë të Superligës kroate Zapresic – Lok. Zagreb një vetëtimë ka ndërprerë lojën në mes. Ndeshja u ndal në minutën e 40, teksa loja ishte në shifrat 0-0.
Vetëtima që u parapri nga një stuhi e fortë shiu shkaktoi panik tek lojtarët dhe tifozët e paktë që kishin shkuar në stadiumin “ŠRC Zaprešić”.
Si pasojë e goditjeve të rrufeve të forta njëra prej kullave të ndriçimit u dogj. Dritat në të gjithë stadiumin u ndërprenë dhe ndeshja u ndal. Në sektorin ku Kulla e ndriçimit u dogj pati edhe një vatër zjarri, e cila për fat të mirë u vu menjëherë në kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Në këtë ndeshje ishin në lojë edhe dy lojtarë shqiptarë për Lokomotivën. Myrto Uzuni i kombëtares shqiptare dhe Lirim Kastrati i Kosovës. Gjithashtu në stol ishin dy lojtarë të tjerë shqiptarë të kombëtares shpresa, Tuci dhe Mersinaj.
Për fat të mirë asnjë të lënduar nuk pati nga kjo ngjarje, por frika dhe paniku ka qenë i madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.