Shendet

Pandemia na tregoi se të gjithë jemi psikologë të vetes

Nëse ka pasur ndonjë kohë që njerëzit mund të dinë se cilat janë aftësitë më të mira të tyre, ajo ka qenë periudha e pandemisë dhe për ata që nuk e dinë ekspertët e shëndetit mendor shpjegojnë se përpos faktit që mund të ruani distancën sociale dhe të pastroni duart vazhdimisht, mund të jeni edhe psikolog për veten dhe të afërmit tuaj, përmes ndihmës PFA(Psychological First Aid), pra ndihma e parë psikologjike.
Ndihma e Parë Psikologjike (PFA) është një qasje e krijuar fillimisht nga Rrjeti Kombëtar i Stresit Traumatik të Fëmijëve dhe Qendra Kombëtare për PTSD (sresi post-traumatik) për të ndihmuar fëmijët, adoleshentët, të rriturit dhe familjet menjëherë pas një ngjarje të caktuar e cila konsiderohet e vështirë.
"Këto janë aftësi jetësore dhe ndihma e parë psikologjike është edhe më thelbësore në kohë të tilla si pandemia," thotë George S. Everly, një psikolog klinik dhe profesor i shëndetit në Qendrën për Shëndetin Humanitar në Shkollën Bloomberg Johns Hopkins.
Ai shpjegon se ne e dimë që sfidat e papara nga pandemia, pasojat ekonomike që ka sjellë dhe trazirat racore në vend po ndikojnë në shëndetin mendor të amerikanëve.
"Pandemia është si një histori pa mbarim. Ajo që e bën këtë më psikologjikisht toksike është që ne vazhdojmë të kemi ndikim pasi ndodhin ringjallje dhe shpërthime të reja dhe më shumë dëmtim psikologjik në jetë dhe punë, siç e dimë bëhet më idukshëm. Ndërkohë, në baza ditore, ne jemi subjekt i lajmeve të këqija nga drejtime të shumta jo vetëm për pandeminë, ekonominë dhe çështjet racore, por për skandalet politike, tensionet qytetare, zjarret, përmbytjet, teoritë e konspiracionit dhe më shumë pa mbështetjen personale të miqve, familjes së gjerë dhe kolegëve për shkak të pandemisë. Bota duket më e pasigurt se kurrë, e pasiguria është një toksinë e fuqishme", shton Everly.
Për fat të mirë, ju mund të anashkaloni stresin tuaj dhe të jeni shpëtimi juaj emocional ose i të tjerëve me teknikat e bazuara në PFA. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ekzistojnë shume modele të ndryshme të PFA dhe ndihmojnë njerëzit të jenë të sigurt, më të lidhur me të tjerët dhe më shpresëdhënës.
Shpjegoni nevojat themelore trupore.
Nëse njihni njerëz që po luftojnë të marrin mjaftueshëm ushqim, ujë apo kanë probleme me strehimin, ndihmojini ata drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte (duke i drejtuar ata drejt burimeve të komunitetit).
“Për sa i përket nevojave tuaja, bëni një përpjekje për të konsumuar ushqime të shëndetshme, të qëndroni të hidratuar, të flini mjaftueshëm, të bëni një formë të aktivitetit fizik çdo ditë dhe të shmangni përdorimin e substancave të tilla si alkooli ose cigarja për të përballuar,” këshillon Kaushal Shah, një psikiatër studiues në Spitalin Memorial Griffin në Norman, Okla, i cili ka bërë kërkime mbi PFA. Sipas Shah këto praktika përveç se janë të rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm, janë të rëndësishme të të nxisin për të krijuar një jetesë PFA.
Shmangni shqetësimet e panevojshme.
Mbrojtja e njerëzve nga shqetësimet e panevojshme është një aspekt kryesor i PFA dhe ka disa mënyra se si mund ta bëni këtë për veten dhe të tjerët. Së pari, kontrolloni për të siguruar që kushtet ku jetoni janë fizikisht të sigurta, pastaj merruni me sigurinë emocionale duke trajtuar të tjerët me respekt dhe dhembshuri.
"Kujtojini vetes se gjithçka që po ndieni ose po kaloni tani është krejtësisht normale. Kjo gjë ul ankthin", këshillon Nancy Haugen, një psikologe klinike në San Francisko.

Përpiquni të mbroni veten nga mbingarkesa e informacionit.
Për të parandaluar këtë efekt, kufizoni ekspozimin tuaj ndaj medias. Haugen rekomandon të fikni lajmet në TV, sepse imazhet shqetësuese shtojnë ndjenjat e stresit.
"Sa herë që i shihni këto imazhe ri-traumatizoheni," thotë ajo.
Ruaj qetësinë për të vazhduar më tej.
Mbajtja e një toni të butë të zërit mund të ketë një efekt qetësues tek njerëzit e pikëlluar përreth jush. Përveç kësaj, kujtojeni veten tuaj dhe inkurajoni të tjerët të bëjnë një aktivitet relaksues, të tilla si joga, meditimi i vëmendjes, frymëmarrja e thellë ose relaksimi progresiv i muskujve çdo ditë. Sipas Shah kjo do t'ju ndihmojë të de-stresoni në një moment të caktuar dhe të mbani ekuilibrin tuaj psikologjik.
“Ju mund ta tejkaloni stresin me frymëmarrje të thella që bëjnë që diafragma të rritet e të ulet. Pastaj truri fillon të qetësohet ”, shpjegon Haugen.
Vendosni përparësitë.
Në kohë të trazuara, është e lehtë të ndihesh i mbingarkuar me shqetësime dhe frikë. Kjo është arsyeja pse PFA inkurajon njerëzit të marrin në konsideratë nevojat e tyre më urgjente, duke përfshirë mënyrën e vendosjes së përparësive dhe adresimin e tyre, përkundër asaj që mund të presë. Për këtë qëllim, ndihmon për të bërë dallimin midis asaj që mund dhe nuk mund të kontrollosh dhe për të inkurajuar të dashurit e tyre për të bërë të njëjtën gjë. Pastaj përqendrohuni në situatat për të cilat mund të bëni diçka, të tilla si mënyra se si mbroni veten dhe familjen tuaj, si silleni ndaj të tjerëve dhe si e kaloni kohën tuaj të lirë. Për të ndihmuar në këtë ndryshim të ndërtimit të qëndrueshmërisë, Haugen rekomandon që të hartoni qëllimet tuaja si "Unë zgjedh", që përfshin një ndjenjë të zgjedhjes, në vend të "Unë dua".
Ndërto shpresë.
Sidomos gjatë periudhave të pasigurisë, është e rëndësishme të qëndroni pozitivë me optimizëm ose aktiv dhe të qëndroni të përqendruar. Një mënyrë efektive për ta bërë këtë është të përqendroheni me vetëdije në atë që po shkon mirë në jetën tuaj tani. Hulumtimet kanë zbuluar që të kesh një raport prej emocionesh pozitive ndaj çdo emocioni negativ i ndihmon njerëzit të lulëzojnë.
Një studim i vitit 2019 zbuloi se të rriturit që e bënë këtë për 14 ditë përjetuan një rritje të humorit pozitiv, lumturisë dhe kënaqësisë nga jeta.

Lidhu me të tjerët
"Ne mund të jemi më mirë nëse kemi mbështetjen e njerëzve të tjerë.” thotë Everly.
Kështu që, ndihmoni njerëzit të kuptojnë se qëllimi është të paktikojmë “distancimin fizik”, jo “distancimin shoqëror” gjatë pandemisë. Mbani kontaktet me rrethin shoqëror në mediat sociale dhe bëni një përpjekje për të krijuar lidhje me shoqëri që e keni humbur me kalimin e viteve. Praktikoni komunikimin. Kur njerëzit janë të dëshpëruar, dëgjojini dhe kushtojini vëmendjen tuaj duke iu dhënë kohë për tu shprehur në vend që t’i bëni presion për të folur.
"Ka të bëjë me aftësinë për të dëgjuar ", thotë Haugen.

Burimi:The Washington Post. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë