Ngjarje

Panariti:10 mijë lekë bonus për familjet në nevojë, të hiqet TVSH për bujqësinë

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti propozon që qeveria të miratojë një skemë të posacme trajtimi për familjet me ndihmë sociale, si masë përë parandalimin e shpërthimit të virozave dhe për të luftuar kequshqyerjen. "Të ushqejmë sa më plotë dhe mirë, grupet me kritike dhe me të pamundur të popullit tonë. Të pakten dhjetë mijë lekë te rinj në muaj, për një paketë ushqimore të balancuar energjitike, proteinike dhe vitaminike.. Amerika, këtë e bën edhe në kohë normale, për familjet me të ardhura të pakta. Për këtë ajo ka sistemin federal të food stamps (tallon ushqimor) të miratuar nga departamenti i Bujqësisë. Ne ta fillojmë të pakten në situate të jashtëzakonshme. Nuk mbrohemi nga virozat, vetëm me izolim,karantinë e shtetrethim, por edhe me përforcim!", shkruan Panariti në Facebook.
Ai propozon që paketën ushqimore për këta shtresa ta ndertojnë nutricionistët dhe ta zbatojë pushteti lokal, i cili i ka listat e familjeve në asistencë dhe të moshuarve. Një tjetër propozim i ish-deputetit të LSI-së është edhe që ministria e Bujqësisë, të heqë kufirin e poshtëm të subvencionit për numër krerë të blegtorisë.
"Të mos perjashtohet askush nga mbështetja, as ai që ka pesë apo dhjetë lopë, apo dele e dhi. Të hiqen TVSH për prodhimin bujqesor vendas deri në fund te ketij viti! Pa hezitim! Koha është tani!", thekson Panariti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë