Pamjet nga Spitali Infektiv tregojnë terapitë e vazhdueshme që marrin pacientët e prekur nga koronavirusi i ri. Nga pamjet duken se ka pacientë që janë në dhomat normale dhe ka pacientë që janë në dhomat e veçanta të intubimit, ndërkohë që puna intensive e mjekëve nuk ka të ndalur.
Gjatë komunikimti për shtyp ditën e sotme Silva Bino nga ISHP, bëri me dije se në orët e fundit kemi 6 raste të reja të prekur me COVID-19, ndërkohë ekspertja theksoi se në shërbimin infektiv janë 65 të shtruar dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.
“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë” deklaroi më tej Bino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.