Nga Gazeta ‘SI’ – Në orët e para të mëngjesit, në Tiranë është nga Republika Domenikane, i shumëkërkuari për trafik droge nga Interpoli Soni Pepa, i cili njihet dhe me emrin Vilson Pepa, pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
Policia e Shtetit njofton se, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Soni Pepa alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Emri i të ndaluarit Soni Pepa, 41 vjeç, është i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kilogramë nga të cilat u sekuestruan në Roterdam të Holandës, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


